Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Meksikë – Gjyqtari vritet në rrugë. Dalin pamjet e vrasjes…

(Video) Meksikë – Gjyqtari vritet në rrugë. Dalin pamjet e vrasjes…
October 19
10:36 2016

Dalin pamjet e para të vrasjes së gjyqtarit federal kundër trafikimit të lëndëve narkotike, Vicente Antonio Bermudez Zacarias, në Meksikë.

Ai u vra në Metepec, në rrugë, nga një person i armatosur me pistoletë që e goditi nga mbrapa kokës.

Pamjet e krimit u filmuan nga kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë dhe tashmë janë shpërndarë në rrjet.

Nga pamjet duket qartë momenti kur vrasësi zë në befasi gjyqtarin, i cili ishte duke vrapuar.

Vicente Antonio Bermudez Zacarias njihet si një nga gjyqtarët që ka ndjekur hetimet edhe për narkotrafikantin e famshëm El Chapo. /Blitz.al/

Kujdes, pamje të rënda!

Komento
Shperndaje