Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Me kova dhe fshesë,studentët e protestës pastrojnë Bulevardin

(Video) Me kova dhe fshesë,studentët e protestës pastrojnë Bulevardin
December 16
11:16 2018

Sot është dita e 12-të e protestës së studentëve, që vazhdojnë të kërkojnë përmbushjen e kërkesave të tyre. Ata sërish do të qëndrojnë përpara Kryeministrisë dhe pse ditë e dielë, dhe grumbullimi ka filluar që në orën 10 të paradites.

Por një gjest i vogël përpara nisjes së protestës, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Vetë studentët po pastrojnë Bulevardin. Me kova dhe fshesë, ata po lajnë vendin ku kanë qëndruar.

Protestat e tyre do të vazhdojnë, ndërkohë që kanë paralajmëruar një lëvizje masive ditën e hënë me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve. Gjithashtu, ata kanë kërkuar dhe dorëheqjen e dekanit Dhori Kule, pasi ai nuk i është përgjigjur kërkesën për të diskutuar problematikën. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje