Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Mauro Icardi dhe Wanda Nara, kjo është festa pas triumfit në derbin përballë Milanit

(Video) Mauro Icardi dhe Wanda Nara, kjo është festa pas triumfit në derbin përballë Milanit
October 22
20:37 2018

Mbrëmja e djeshme ishte një natë e paharrueshme dhe mjaft emocionuese për kapitenin e Interit Mauro Icardin i cili ka shënuar gol në minutat e fundit në derbin kundër Milanit. Ai pas përfundimit të ndeshjes ka zgjedhur të shkojë të festojë triumfin me bashkëshorten e tij dhe miqtë më të ngushtë ku mes tyre ishin Lautaro Martinez, Matias Vecino, Borja Valero. Ishte një tavolinë e mbushur me dashuri për dyshen argjentinase të bashkuar më shumë se kurrë.

Gjesti fantastik i Icardit ku shkoi t’i jepte një puthje  bashkëshortes së tij pas golit të fitores nuk ka kaluar pa u komentuar. Kapiteni ka vrapuar drejt Wandas duke e përqafuar dhe duke i dhuruar një puthje pasionante si në përralla. Ai nuk ka harruar të përqafojë edhe fëmijët e bukuroshes të cilët ishin të pranishëm.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje