Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Marinsit i bie kapelja në tokë, Trump bën veprimin që i habit të gjithë

(VIDEO) Marinsit i bie kapelja në tokë, Trump bën veprimin që i habit të gjithë
July 09
14:55 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump po kthehej nga samiti i G20-ës në bazën ajrore Andreës në Maryland, kur ka bërë një gjest që është komentuar pafund në rrjete sociale.

Ai po i afrohej helikopterit ushtarak për të marrë rrugën e kthimit kur sheh se era i kishte hequr nga koka dhe kishte rrëzuar kapelën e një prej marinsave që qëndronte në shenjë nderimi pa lëvizur.

Trump e ngriti kapelën dhe ia vendosi në kokë marinsit, madje duke i rrahur supin në shenjë përkrahje por sapo ia vendosi në kokë, sërish era kryeneçe e fluturoi. Bashkë me komandantin e tyre, Trump shkoi sërish për të marrë kapelën, por këtë herë ishte ushtaraku ai që ia dorëzoi kapelën oficerit.

Gjesti i Trump u komentua me tone pozitive edhe nga CNN, pavarësisht tensioneve të njohura mes këtij rrjeti dhe presidentit.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje