Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Manjani: Droga të luftohet nga ushtria, të ngrihet xhandarmëria!

(Video) Manjani: Droga të luftohet nga ushtria, të ngrihet xhandarmëria!
October 18
14:39 2016

Nga Anduena Llabani

Në analizën e punës 1-vjeçare për Ministrinë e Drejtësisë, Ylli Manjani duket se ka prodhuar edhe një lajm dite, siç është fenomeni i kultivimit të lëndëve narkotike, i njohur si kanabis sativa. E konfirmuar tashmë se më shumë se 80 % e territorit është mbjellë me bimën fitimprurëse, fenomeni është bërë “ushqim” dite për kundërshtarët politikë, të cilët kërkojnë të gjejnë fajtorët dhe ata që drejtojnë grupet e trafikut.

I pyetur për këtë fakt, në cilësinë e ministrit Ylli Manjani plasi deklaratën e radhës.

Sipas tij, nëse ushtria nuk ndërhyn në kultivimin e kanabisit atëherë pasoja e këtij fenomeni në vend do të jenë të ngjashme me ato të vitit ‘97. Ndaj si alternativë për luftën ndaj këtij fenomeni, që tashmë s’është vetëm një perceptim por realitet, ai propozoi krijimin e xhandarmërisë.

“Po qe e nevojshme duhet të dalë edhe ushtria. Nuk di të them është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme të dalë edhe ushtria. Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më ose kur të ndahemi do të jetë shumë vonë. Ajo që unë di, shoh e perceptoj është se për fat të keq ka një bindje të gjerë publike që ky është një fenomen i përhapur. Nuk i kontestoj faktet e thëna nga gazetarët apo agjencitë e huaja. Perceptimi është shumë i madh. Njerëzit tashmë janë të bindur se kjo gjë ndodh në Shqipëri dhe na takon ne të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ndoshta në mënyrë edhe më të fortë sesa deri sot dhe po qe e nevojshme të dalë edhe ushtria. Ne duhet të japim këtë mesazh dhe jam i bindur për këtë. Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më. Ose ndahemi tani ose kur të ndahemi do të jetë shumë vonë dhe e dhimbshme. Kjo është një përgjigje që duhet ta japim dhe të jeni të bindur që do ta japim. Nuk ka në traditën e vet askush në këtë vend që të marrë damka të kësaj natyre. Ky nuk është një biznes që siguron mirëqenie, por vetëm varfëri. Kushdo që merret me këtë punë vetëm mbjell varfëri dhe kriminalizon shoqërinë. Është e ngjashme me efektet me ato që kemi hequr nga piramidat financiare. Nëse është perceptim duhet ta luftojmë, nëse është realitet akoma më keq, nuk di t’jua them se nuk merrem me këtë sektor por si njeri që merrem me politikë dhe anëtar i qeverisë, konsiderojeni si të doni, jam për krijimin e xhandarmërisë. Të gjitha forcat policore të jenë në piramidë që quhet xhandarmëri dhe duhet reagim proporcional. Fenomeni nuk luftohet me reagime të pjesshme apo me piramida që mund të krijohej Ad Hock, jo”, – ka deklaruar Manjani. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje