Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Liderët botërorë mblidhen bashkë për t’i dhënë lamturimën e fundit Shimon Peres

(Video) Liderët botërorë mblidhen bashkë për t’i dhënë lamturimën e fundit Shimon Peres
September 30
11:57 2016

Jerusalem – Në ngjarjen më me rëndësi të ditës, që ka qenë shoqërimi për në banesën e fundit të ish-liderit izraelit, Shimon Peres, nuk kanë munguar disa gjeste që kanë shkruar historinë.

Fillimisht ka qenë pjesëmarrja e Presidentit të Palestinës, Mahmoud Abbas dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyaho ajo që ka habitur njerëzit, pasi të dy liderët kanë shtrënguar duart me njëri-tjetrin ndërkohë që presidenti palestinez është shprehur: “Sa shumë kohë, sa shumë kohë!”

Gjithashtu, në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, së bashku me ish-presidentin Bill Clinton. Nuk kanë munguar gjithashtu as princi Charles nga Britania e Madhe, presidenti francez Francois Hollande, kryeministri italian Matteo Renzi, kryeministri kanadez, Justin Trudeau si dhe ish-liderë, si David Cameron apo Tony Blair, së bashku me delegacionet përkatëse.

Kjo ceremoni është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Mbi 8000 efektivë policie kanë qenë në krye të detyrës për të ruajtur sigurinë në vend. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje