Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kryeministri Rama: Kjo risi tek automjetet e policisë do të kthejë në arkën e shtetit 9 milionë dollarë

(Video) Kryeministri Rama: Kjo risi tek automjetet e policisë do të kthejë në arkën e shtetit 9 milionë dollarë
July 27
16:41 2016

Një risi për sa i përket furnizimit me karburant të automjeteve të policisë është gati për t’u implementuar nga qeveria shqiptare në bashkëpunim me kompanitë e karburantit. Me anë të një karte elektronike, çdo makinë e policisë do të mund të furnizohet me karburant pa pasur mundësi që të abuzojë me këtë shërbim.

Ka qenë vetë kryeministri Rama i cili ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në Facebook për t’u treguar qytetarëve më qartësisht se për çfarë bëhet fjalë.

Sipër videos ai ka shkruar se ky është një program antikorrupsion dhe do të kthejë në arkën e shtetit rreth 9 milionë dollarë. “Ja se si Policia e Shtetit do të kursejë gjysmë milion dollarë në vit që deri dje vidheshin, ndërkohë që automjetet e policisë ngecnin rrugëve pa karburant. Ky program i ri antikorrupsion i teknologjisë digjitale do të shtrihet në të gjitha institucionet shtetërore dhe do të kthejë në arkën e shtetit rreth 9 milionë dollarë,  të cilat u grabitën çdo vit me tollona nafte nga të katër anët, 25 vjet me radhë, për të furnizuar veturat private me paratë e qytetarëve”, – ka përfunduar fjalën e tij Rama. /Blitz.al/

Shperndaje