Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Kosovë, tërhiqet zvarrë kryetarja e LDK-së në Gjermani

May 20
22:40 2016

Donika Gërvalla, kryetare e degës së LDK-së në Gjermani, nuk është lejuar të marrë pjesë në mbledhjen e anëtarëve të Këshillit të LDK-së në një restorant në Prishtinë. Mësohet se ajo është penguar dhe tërhequr nga sigurimi.

Deputetja i ka rezistuar për një periudhë kohore vendimit për të mos e lejuar të hyjë brenda, por duke qenë kryetare dege, ajo ka pretenduar se ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhje.

Ky veprim ndaj deputetes është kritikuar nga deputetja Vjosa Osmani, e cila ka zgjedhur të largohet nga mbledhja në shenjë mospajtimi dhe nga ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, i cili ka kritikuar kryetarin aktual Isa Mustafa dhe Kryesinë e partisë.

 Burimi: Kallxo

Komento
Etiketimet
Shperndaje