Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Koret raciste në Serbi, futbollisti del duke qarë

(VIDEO) Koret raciste në Serbi, futbollisti del duke qarë
February 21
10:25 2017

Mesfushori i Partizanit të Beogradit Everton Luiz u largua duke qarë nga fusha, pasi ndaj tij u lëshuan kore raciste nga rivalët e Radit.

Sa herë që Luiz kapte topin spektatorët imitonin zhurmat e majmunit drejt futbollistit brazilian.

Madje tifozët e Rad, para përfundimit të ndeshjes, nxorën një banderolë me ofendime ndaj tij, çka solli dhe ndalimin e takimit nga arbitri i ndeshjes.

Më vonë Luiz i tregoi gishtin e mesit një tifozi të ekipit rival që duhej të shoqërohej nga policia.

“Abuzimi racial ka zgjatur për 90 minuta dhe gjithashtu jam i inatosur edhe me lojtarët vendas, të cilët i mbështetën. Të gjithë më kanë sulmuar. Dua ta harroj këtë ngjarje sa më shpejt. Unë e dua Serbinë dhe njerëzit këtu, prandaj edhe qava. Por ju lutem, thojini jo racizmit!”

“Futbollit serb i janë rikthyer huliganët në vitet e fundit dhe ky nuk është një lajm i mirë”,- tha trajneri i Partizanit, Marko Nikoliç.  /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje