Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Koreja e Veriut kërcënon Amerikën: Shansi i fundit

(VIDEO) Koreja e Veriut kërcënon Amerikën: Shansi i fundit
March 26
16:39 2016

Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish Amerikën përmes një videoje propagandistike, ku tregon se si do ta shkatërrojë. Videoja e titulluar “Shansi i fundit”, e cila zgjat 4 minuta, ka në sfond muzikë tekno të viteve ’90, e përgatitur nga ekspertët ushtarakë të vendit.

Videoja e publikuar shfaq përmes imazheve marrëdhënien SHBA-Kore, duke përfshirë imazhet e të burgosurve amerikanë. Në video shihet edhe se si një raketë del nga nëndetësja dhe godet Uashingtonin.

Në video flitet edhe për kapjen e anijes spiune në ’68-n dhe krizën e parë mes dy vendeve mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut në ’90-n.

“Nëse imperialistët amerikanë do na afrohen një centimetër, do t’i godasim menjëherë me armë bërthamore”, – thuhet në video.

Etiketimet
Shperndaje