Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Itali, arrestohet shqiptari. Mbyti nënën e ish-pronarit

(VIDEO) Itali, arrestohet shqiptari. Mbyti nënën e ish-pronarit
November 30
13:57 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur përtej Adriatikut, ku një shqiptar ka vrarë nënën e pronarit të tij duke e mbytur me duar e më pas me qese plastike.

Sipas autoriteteve italiane, Ogert Laska nga Fieri ka mbytur me qese 71-vjeçaren Rossa Maria Radicci. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor në një provincë të Barit dhe sipas karabinierëve ngjarja ka ndodhur pasi shqiptari është hakmarrë ndaj pronarit të tij.

Laska më parë ka punuar në picerinë e zotëruar nga djali i 71-vjeçares.

Megjithatë nuk bëhet me dije arsyeja e këtij veprimi, nëse ka qenë ndonjë borxh i pashlyer apo arsye të tjera. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje