Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) ISIS kërcënon sërish: Ja shënjestrat e radhës

March 24
17:40 2016

Dy ditë pas sulmeve terroriste të shënuara në Bruksel, dy burra të maskuar, të veshur me të zeza dhe me theks londinez, kanë bërë me dije shënjestrat e ardhshme. Teksa qeshin rreth sulmeve të shënuara në Bruksel, ata paralajmërojnë se shënjestra të sulmeve të ardhshme do të jenë aeroportet e Downing Street, Gatwick dhe Heathrow.

Kjo video është gjetur nga instituti MEMRI (Middle East Media Research Institute), i cili monitoron propagandën e ekstremistëve. Sipas këtij instituti, dy personat në video janë luftëtarë të Shtetit Islamik, që mendohet ta kenë incizuar videon në një “Internet cafe”.

Komento
Etiketimet
Shperndaje