Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ilir Meta në festën e grave të LSI-së, ndezin atmosferën duke brohoritur të gjithë bashkë

(Video) Ilir Meta në festën e grave të LSI-së, ndezin atmosferën duke brohoritur të gjithë bashkë
June 18
21:14 2017

Aktualisht në Shqipëri janë duke u zhvilluar fushatat për zgjedhjet elektorale që do të zhvillohen në datë 25 qershor. Secila nga partitë është duke shpalosur planin e saj në biseda të drejtpërdrejta me popullin në qytete të ndryshme. Ditën e sotme, ish-kreu i LSI-së, presidenti i sapozgjedhur Ilir Meta, ka marrë pjesë në festën e grave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Njësinë Bashkiake Numër 1.

Meta i është bashkuar festës së grave të LSI-së dhe së bashku kanë dhënë mesazhin se LSI do të jetë forcë e parë. Të gjithë njëzëri, gratë bashkë me Metën, kanë brohoritur kështu në festë, siç edhe mund ta shihni në videon e mëposhtme. Prioriteti i Lëvizjes Socialiste për Integrim këtë vit është të arrijë të pozicionohet si forcë e parë politike në zgjedhjet e 25 qershorit./Blitz.al/

Shperndaje