Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) I vogli i vëllezërve Keta i thyen brinjët polakut në ring

(VIDEO) I vogli i vëllezërve Keta i thyen brinjët polakut në ring
April 10
10:16 2017

Ferit Keta, vëllai i vogël i vëllezërve Keta të njohur për kickbox-in, ka fituar një duel të rëndësishëm të zhvilluar në Berlin kundër polakut  Lukasz Zygmunt.

Keta, i cili ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e boksit, ka fituar që në raundin e parë të takimit, duke e mundur me nokaut kundërshtarin, të cilit i ka thyer edhe një brinjë.

Ka qenë pikërisht Ismal Keta, ish-kampionit shqiptar në kickbox, ai që ka dhënë detajin e thyerjes së brinjës, teksa ka shkruar: “Të dashur miq, ëndrra e keqe ose meraku i tepërt del për mirë shpeshherë. Vëllai i vogël Ferit Keta sapo shënoi fitoren me KO në raundin e parë kundër polakut shtatlartë, duke ia thyer brinjën në krahun e majtë. Faleminderit juve dhe gjithë shqiptarëve që kishin ardhur të na mbështesin!”

Nipi i Ismailit, Ferit Keta, pasi ndoqi hapat në fillim në kickbox, u përqendrua vetëm në boks dhe rezultatet e para janë vërtet mbresëlënëse, veçanërisht te fitorja e mbrëmshme, ku fitoi që në raundin e parë, edhe pse kundërshtari ishte më i gjatë dhe peshonte më shumë.

Kjo është fitorja e tetë e tij, ku pesë takime i ka fituar me nokaut. /Blitz.al/

 


 

Komento
Shperndaje