Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) I riu hedh qenin nga tarraca

(Video) I riu hedh qenin nga tarraca
July 12
15:01 2016

Një video e postuar pak ditë më parë në rrjetet sociale është bërë virale dhe ka shqetësuar të gjitha organizatat e mbrojtjes së kafshëve.

Në këtë video dallohet qartë një i ri indian, i cili mban të kapur në qafë dhe në kurriz një qen. Deri këtu asgjë nuk është për t’u shqetësuar, por fakti që ky i ri e hedh qenin nga tarraca në tokë është për t’u shqetësuar.

Arsyeja se pse personi në video bën një veprim kaq çnjerëzor nuk dihet akoma, por dimë të themi se është i lumtur për këtë që bën  pasi në video shfaqet duke buzëqeshur.

Hedhja e qenit është me “slow-motion” dhe në fund të videos mund të dëgjohen klithmat e kafshës së plagosur.

Qeni është gjallë dhe nën përkujdesjen e një organizate vullnetare në Indi, ndërkohë që personi që e hodhi është në kërkim nga policia. E vetmja gjë që dihet për të është se dikur ka studiuar për mjekësi në Chennai.

Komento
Shperndaje