Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Hillary Clinton emocionon të gjithë mbështetësit e saj në një “festë humbjeje”

(Video) Hillary Clinton emocionon të gjithë mbështetësit e saj në një “festë humbjeje”
November 12
12:37 2016

Të premten në mbrëmje, Hillary Clinton ka vendosur të mbledhë të gjithë mbështetësit e saj dhe stafin më të ngushtë, që punoi fort për fitoren e saj, edhe pse nuk u arrit, në një festë të përbashkët.

Pasi kanë dëfryer për disa kohë, Hillary është ngjitur në skenë, ka marrë mikrofonin dhe ka vendosur të thotë disa fjalë zemre përballë të gjithë ndjekësve dhe familjarëve të saj. Ajo ka pranuar se këto ditë kanë qenë mjaft të vështira për të dhe se ka qenë në një gjendje jashtëzakonisht të keqe emocionale. Megjithatë, ajo u ka kërkuar të gjithë mbështetësve që të mos e ndërpresin luftën e tyre për të vendosur gjërat në vendin e duhur në SHBA. Clinton u ka kërkuar atyre t’i mësojnë Trump-it ç’do të thotë fjala “dashuri”.

Gjatë kohës që Clinton ka folur, bashkëshorti i saj, vajza dhe të gjithë të pranishmit nuk i kanë mbajtur dot lotët, ndërkohë që ajo vetë është munduar të jetë më pozitive dhe ta kalojë më me sportivitet. Clinton ka shpërndarë gjithashtu trëndafila për të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke iu lutur që ata të vazhdojnë të jenë aktivë në politikën e vendit dhe të jenë opozita më e mirë e presidentit të ardhshëm Trump. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje