Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Video/ Gjak e britma, momenti kur pronari i lokalit dhunon turistët spanjollë

Video/ Gjak e britma, momenti kur pronari i lokalit dhunon turistët spanjollë
August 17
13:04 2019

Pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë krejtësisht të çmendur, i është hedhur me trup furgonit ku udhëtonin turistë spanjollë dhe teksa automjeti është në ecje ai godet me grushte xhamin e përparmë duke e thyer atë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë.

Siçshihet dhe nëvideon e siguruar nga “Report Tv” turistët brenda furgonit janë të tmerruar.

Automjeti drejtohet nga një shofer shqiptar. Edhe pasagjeri i parë dhe një tjetër udhëtarë janë shqiptarë, ndërsa në furgon dëgjohen të flasin të frikësuar edhe turistët spanjollë.

Ata kanë njoftuar policinë, ndërsa nga sa dëgjohet në videon ekskluzive të Report Tv, ata janë nisur nga Porto Palermo, ndodhen pranë Qeparosë, dhe do të shkonin deri në Sarandë në stacionin e policisë për ta dorëzuar aty pronarin që i rrezikoi jetën.

Gjithçka mund të ishte kthyer në një tragjedi. Rruga nga Porto Palermo në Himarë për në drejtim të Sarandës, është mjaft e vështirë, e ngushtë dhe me kthesa të forta.

Teksa situata është bërë gjithnjë edhe më e vështirë, në një rrugë prej 3 kilomtrash me pronarin e çmendur mbi furgon, turistët spanjollë dhe shqiptarët i kërkojnë të zbresë. Edhe vet Mihal Kokëdhima, 51-vjeçar, kërkon që makina të ndalojë pasi nuk ka më forcë të qëndrojë mbi xham teksa furgoni është në ecje. Por edhe pasi ndalon dhe zbret nga xhami i përparmë i automjetit, Mihal Kokëdhima kërkon të hapë derën e furgonit dhe t’i sulmojë sërish turistët.

Ndërkohë, nga sa dëgjohet nga cfarë thonë shqiptarët, turistët spanjollë nuk donin të hanin ushqimin e porositur në restorantin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo për shkak të shërbimit të keq, por pronari i është sulur duke i ofenduar dhe i ka ndjekur edhe pasi ata janë larguar me furgon,. duke ju hedhur mbi xham.

Shqiptarët dëgjohen të thonë se pas tyre është edhe një tjetër automjet që po i ndjek, ndërsa thonë se kishin edhe armë të ftohta. Mihal Kokëdhima tashmë është i arrestuar nga policia.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, ndërsa turistët patën edhe një takim me ministrin e Turizmit, Blendi Klosi i cili i vizitoi në vendin ku ata po pushojnë. Edhe kryeministri Edi Rama reagoi për këtë ngjarje të rëndë, duke shprehur ndjesë ndaj turistëve dhe duke dënuar veprimin e rëndë të pronarit të lokalit.

Mihal Kokëdhima akuzohet tani për ‘kanosje’, “dëmtime të tjera me dashje’ dhe ‘shkatërrim prone’.  Më herët, përpara se të hidhej mbi kofanon e furgonit, ai është konfliktuar fizikisht me turistët spanjoillë duke u shkaktuar dëme në trup, por më shumë është dëmtuar turistja spanjolle me inicialet K.R.

Burimi: Shqiptarja.com

Komento
Shperndaje