Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Franca publikon pamje nga sulmi vetëvrasës në restorant. Momenti kur Abdeslam hedh veten në erë

April 26
10:01 2016

...

...
Picture 1 of 4

Kanali televiziv “M6” në Francë ka bërë publike pamjet nga sulmi vetëvrasës në restorant, të cilat u transmetuan gjatë emisionit “Zone Interdite”. Reagimet në Francë pas publikimit të këtyre pamjeve kanë qenë të përziera. “Le Soir” vendosi të mos i transmetojë pamjet e sulmit vetëvrasës në restorantin “Comptoir Voltaire”, pas reagimeve të shikuesve që i cilësuan ato si “tronditëse” dhe “të trishta”.

Fatmirësisht, sulmi në restorant nuk shkaktoi viktima. 20 persona mbetën të plagosur, mes tyre dhe 4 në gjendje më të rëndë shëndetësore. Në raportin e zyrtarëve mjekoligjorë shkruhet se vetëm pak mbeti nga trupi i Brahim Abdeslam dhe ata mundën të përdornin vetëm një pjesë të vogël të një gishti të tij, i cili ndihmoi në identifikimin e trupit.

Në video shihet se si terroristi i veshur me të zeza, hyn brenda restorantit dhe drejtohet te një tavolinë bosh. Ai ndalon, ulet, mbulon kokën me duar dhe shpërthen rripin eksploziv të fshehur në trup.

Brahim Abdeslam është vëllai i Salah Abdeslam që u arrestua në Bruksel muajin e kaluar. Ai ishte pjesë e sulmeve të Parisit, por refuzoi të hidhte vetën në erë. Në një intervistë për kanalin televiziv francez BFM TV, ai tha se do të kishte pasur më shumë viktima nëse ai do të kryente sulmin vetëvrasës. “Për fat të mirë, unë nuk shkova deri në atë pikë”.

Inédit : M6 diffuse l’explosion de Brahim… by Last-Video

Komento
Etiketimet
Shperndaje