Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Familja britanike sulmohet brutalisht në Tajlandë

(VIDEO) Familja britanike sulmohet brutalisht në Tajlandë
April 28
12:08 2016

Gjatë pushimeve të tyre në Hua Hin, Tajlandë, një familje britanike prej tre personash është dhunuar brutalisht nga disa vendas. Ngjarja ka ndodhur pas festimeve të vitit të ri në vend, kohë kur sulmuesit kanë qenë të dehur.

Incidenti u bë publik pas pamjeve të rënda të transmetuara nga stacioni televiziv “CCTV” që ka publikuar pamje nga vendngjarja. Një dëshmitar perëndimor bëri të ditur se ndërhyri për tu ardhur në ndihmë 40-vjeçarit dhe prindërve të tij rreth të 60-ave. Por në përballjen me sulmuesit, ai ka mbetur i lënduar rëndë.

“Grupe të vogla janë të shpërndara në vende të ndryshme me qëllim për të sulmuar turistët. Ngjarja ndodhi pasi turistët britanikë lanë lokalin ku po festonin. Unë dhe gruaja ime, dolëm pak pas tyre.”, është shprehur dëshmitari në një forum online.

Pasi video u shndërrua në virale, policia vendase bëri të ditur se tre dhunuesit u vunë në pranga më 16 prill. Tre të dyshuarit deklaruan në polici se gjithçka nisi pasi njëri prej turistëve u përplas në rrugë me një prej tyre. Të lënduarit u dërguan në spital për mjekim, pasi të tre kishin pësuar plagë në fytyrë dhe kokë.

“Autorët thanë se ishin të dehur. Ata kanë kërkuar falje për dhunën e ushtruar ndaj familjes. “, tha koloneli i policisë Chaiyakorn Siradecho.

Hua Hin është një vendpushim bregdetar në gjirin e Tajlandës, mjaft i preferuar nga turistët.  Por një seri sulmuesh të provokuara në rrugë, ku pre kanë rënë turistët kryesisht britanikë, kanë ngritur shqetësimin për sigurinë e tyre në këtë destinacion turistik.

Shumica e vizitave janë pa probleme, por ka pasur sulme (nganjëherë të dhunshme), veçanërisht në ishullin Ko Samui. Dy shtetas britanikë u vranë më 15 shtator 2014 në ishullin e Koh Tao në Gjirin e Tajlandës.

Etiketimet
Shperndaje