Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Evi Reçi siç nuk e keni parë ndonjëherë. Çon stadiumin “Qemal Stafa” në Itali

(VIDEO) Evi Reçi siç nuk e keni parë ndonjëherë. Çon stadiumin “Qemal Stafa” në Itali
January 12
12:55 2017

Gazeta e njohur italiane “La Repubblica” ka shkruar për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare” në rrënojat e stadiumit të vjetër “Qemal Stafa” në kryeqytet.

Në shkrimin e saj, gazeta përmend faktin se ndërtimi i vjetër i stadiumit ka qenë një projekt fiorentin i vitit 1939 i arkitektit Gherardo Bosio, që u urdhërua të ndërtohej në atë periudhë nga diktatori italian Musolini në kohën kur Shqipëria ndodhej nën diktatin italian.

Gjithashtu në shkrim shkruhet se edhe projekti aktual i stadiumit që po ndërtohet është italian dhe përkatësisht fiorentin nga arkitekti Marco Casamonti.

Raportimi për gazetën e njohur bëhet nga Evi Reçi, këngëtarja dhe korrespondentja e gazetës prej pak kohësh tashmë.

“Jemi në Tiranë. Po ndjekim punimet për stadiumin e ri që po ndërtohet e që quhet “Qemal Stafa”, por që do të jetë “Arena Kombëtare” pasi të përfundojë së ndërtuari. Punimet po vijojnë shumë shpejt. Ndërtimi i vjetër i stadiumit është rrëzuar tërësisht.  Stadiumi nuk do të jetë vetëm një vend ku do të luhen ndeshje, por do të jetë edhe një qendër multifunksionale, me palestër, zyra, hotel. Ne jemi këtu për të ndjekur punimet dhe shpresojmë që gjithçka të shkojë siç është programuar. Kujtojmë që ditët e fundit, gjatë punimeve është gjetur edhe një tunel, që nuk dihet saktësisht nëse është ndërtuar në kohën kur u ndërtua stadiumi nga italianët apo në kohën e komunizmit”,- përfundon raportimin e saj këngëtarja dhe reporterja Evi Reçi.

Këngëtarja e njohur shqiptare Evi Reçi raporton për gazetën e njohur  “La Repubblica” për temat më të  prekshme në vendin tonë. /Blitz.al/

Shperndaje