Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Euro 2016, sheshi “Nënë Tereza” do të transformohet

May 15
15:39 2016

Teksa më pak se një muaj na ndan nga nisja e Kampionatit Europian, kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar në rrjetin social “Facebook” një video të organizimit special të Bashkisë së Tiranës. Gjatë muajit të Europianit, ku për herë të parë merr pjesë edhe Shqipëria, sheshi “Nënë Tereza” do të transformohet. Kuqezinjtë do mund të ndjekin çdo ndeshje në ekranin e madh që do vendoset në qendër të sheshit.

“Edhe Tirana do ketë një Fan Zone si çdo kryeqytet Europian për të parë ndeshjet e brohoritur Kuqezinjtë në Francë! Ju presim të gjithëve me fëmijët e familjet në TIRANA FAN ZONE, sheshi Nënë Tereza 10 Qershor – 10 Korrik! Forca Shqipëria!”, ka shkruar Veliaj bashkangjitur videos.

Komento