Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Emocionuese! Eventi i bamirësisë mbledh plot 20.000 “Babagjyshë” para spitalit të fëmijëve…

(Video) Emocionuese! Eventi i bamirësisë mbledh plot 20.000 “Babagjyshë” para spitalit të fëmijëve…
December 03
11:56 2018

Një shifër rekord për eventin e bamirësisë së organizuar nga “Forma Onlus” për fëmijët e spitalit “Regina Margherita” në Torino!

Mijëra mjekra të bardha me kapuçë dhe kostume të kuqe u mblodhën para spitalit për grumbullimin e përvitshëm të Babagjyshërve të Vitit të Ri. Bëhet fjalë për një iniciativë bamirësie e cila duket se këtë vit ka arritur shifrën rekord të 20 mijë pjesëmarrësve.

Qëllimi i këtij grumbullimi është mbledhja e 500 mijë eurove për financimin e përmirësimit të procedurës së rezonancës magnetike të spitalit.

“Jemi veshur kështu për t’i sjellë buzëqeshjen këtyre fëmijëve, edhe pse heronjtë janë vet ata!” – shprehet një prej vullnetarëve.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së qytetit u shpreh:

“Dua të falenderoj të gjithë njerëzit që kanë ardhur këtu sepse tregojnë se ky qytet është i bashkuar. Ky është motive që më bën krenare për të gjithë komunitetine për faktin që i përfaqësoj ata.” – tha Chiara Appedino. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje