Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Efekti Brexit – Racizëm në Manchester: Ti je një emigrant, kthehu në Afrikë!

(Video) Efekti Brexit – Racizëm në Manchester: Ti je një emigrant, kthehu në Afrikë!
June 30
17:17 2016

“Zbrit nga tramvaji! Nuk je anglez, por një emigrant dreqi!”

Edhe një koment i tillë është një ndër efektet e Brexit.
Videoja që do të shihni më poshtë është xhiruar nga një grua me telefonin e saj dhe është transmetuar në televizionin “Channel 4”.

Episodi tronditës i racizmit ka ndodhur një një tramvaj të Manchester-it, në Britaninë e Madhe, ditën e martë, 3 ditë pas referendumit i cili paqyroi vullnetin e popullit anglez për të dalë nga Bashkimi Europian.

– Sa vjeç je, 18 apo 19? – thotë viktima e dhunës verbale. – Unë jetoj në Angli që para se të lindje ti!

– Mos thuaj budallallëqe! Ti je një emigrant i shpifur, ktheu në Afrikë! – shton i riu anglez.

Ky nuk është rasti i vetëm i kësaj jave, pasi një sërë sulmesh të tjera kanë ndodhur në disa qendra kulturore të lidhura me persona të kombësive të Europës Lindore.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje, duke kërkuar informacion rreth identitetit të të riut. Ai dhe shokët e tij kanë zbritur nga tramvaji të shtyrë nga thirrjet e pasagjerëve të tjerë, të cilët u revoltuan më shumë në momentin që të rinjtë e goditën me shishe viktimën.

“Ju jeni fatkeqsia e Anglisë!” – bërtiti një prej grave prezente në ngjarje.

Komento