Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Durrës, sekuestrohen 30 kg drogë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas

(VIDEO) Durrës, sekuestrohen 30 kg drogë, arrestohen në flagrancë 4 shtetas
January 24
08:52 2017
Durrës, më 24.01.2017
 

  Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Depërtimi”.

Sekuestrohen 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas dhe fillon procedimi penal ndaj një tjetri.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e rasteve të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Depërtimi”.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

  • Fatmir Buzi, 44 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
  • Rejdi Buzi, 19 vjeç, banues në Shkozet, Durrës, djali i F.Buzi;
  • Shkëlzen Hoxha, 30 vjeç, banues në Shkozet, Durrës;
  • Berlin Metaj, 18 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë (për shkak të moshës) në ngarkim të shtetasit:

  • S.M. 15 vjeç, banues në Kënetë.

Arrestimi i tyre u bë pasi:

Më datë 23.01.2017, në Lagjen Nr. 14, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Fatmir Buzi, ku të pranishëm ishin edhe shtetasit e mësipërm, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

  • rreth 30 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
  • telefona celularë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve” në bashkëpunim parashikuar në Nenin 283/2 të Kodit Penal./Blitz.al/

 
 

Komento
Shperndaje