Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: “I kam lënë tre ditë pa ujë, askush nuk u ankua”

(Video) Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës: “I kam lënë tre ditë pa ujë, askush nuk u ankua”
February 20
18:21 2018

Drejtori i Ujësjellësit të Sarandës ka bërë një deklaratë që i ka habitur të gjithë edhe pse akoma nuk ka ardhur një reagim nga strukturat përkatëse.

I ftuar në një emision të një TV lokal. Sheme Lalo u shpreh se ai i ka lënë banorët e Sarandës edhe 3 ditë pa ujë dhe askush nuk është ankuar. Duket se drejtori eksperimenton dhe teston kështu durimin e banorëve.

DEBATI NË STUDIO

Sa orë ujë furnizohet në ditë Saranda?
Sheme Lulo: Rreth tetë orë
Është e mjaftueshme kjo për banorët, për qytetarët
Sheme Lulo: Po unë i kam lënë edhe tre ditë pa ujë, pa i furnizuar për të parë se sa kërkesë ka. Nuk i ka rënë asnjëri telefonit tim e të thotë shiko se jam pa ujë (qesh)

Komento
Shperndaje