Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) “Do të përballeni me tërbim dhe zjarr që bota s’e ka parë kurrë”- Trump kërcënon Korenë e Veriut, kundërpërgjigjet vendi diktatorial

(VIDEO) “Do të përballeni me tërbim dhe zjarr që bota s’e ka parë kurrë”- Trump kërcënon Korenë e Veriut, kundërpërgjigjet vendi diktatorial
August 09
09:15 2017

Deklaratat kërcënuese nga ana e Koresë së Veriut drejt SHBA-ve nuk janë pritur aspak mirë nga presidenti Donald Trump, i cili ka paralajmëruar ashpër vendin ishullor se nëse vijon me kërcënime do të përballet me zjarr dhe tërbim që bota nuk e ka parë kurrë.

“Koreja e Veriut bën mirë të mos bëjë më kërcënime ndaj SHBA-ve. Do të përballen me zjarr dhe tërbim që bota nuk e ka parë kurrë më parë. Ai ka qenë shumë kërcënues përtej një deklarate normale. Dhe siç thashë do të përballen me zjarr, tërbim dhe fuqi ushtarake të cilën kjo botë nuk e ka parë asnjëherë”,- ka paralajmëruar Trump.

Ndërkohë që lajme të tjera vijnë nga Koreja e Veriut, pasi thuhet se po bëhen gati të lëshojnë raketa sulmuese drejt territorit amerikan të Guamit në Oqeanin Paqësor.

Ky reagim erdhi fill pas kërcënimeve që u dha presidenti Trump. Me deklaratat e fundit tregohet qartë ashpërsimi i fjalorit të përdorur, çka mund të përfundojë në përplasje të armatosur. /Blitz.al/

Shperndaje