Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Djeg veten teksa përpiqet të djegë flamurin amerikan

(Video) Djeg veten teksa përpiqet të djegë flamurin amerikan
July 29
18:46 2016

Mund të ndodhë që mund të digjesh edhe duke djegur një flamur.

Kështu i ka ndodhur një protestuesi para Wells Fargo Center, në Philadelphia, mbrëmjen e 27 korrikut.

Personi në fjalë ka tentuar të djegë një flamur amerikan të modifikuar, por ka përfunduar duke u transportuar në spital nga djegiet që mori në këmbë.

Videoja është postuar në Instagram nga pjesëmarrës të tjerë në protestë.

“Digjeni atë dreq kapitalisti të bardhë!” – mund të dëgjohet në video.

Ndërkohë që dikush tjetër dëgjohet të thotë: “Po djeg këmbën tënde! Çfarë po bën?”

Dhe në fund, një person i tretë thotë: “Çfarë idioti!”

 

 

Komento
Shperndaje