Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) “Ditë të errëta” për Europën, ISIS paralajmëron sulme të reja në Londër, Berlin, Romë

(VIDEO) “Ditë të errëta” për Europën, ISIS paralajmëron sulme të reja në Londër, Berlin, Romë
April 05
11:05 2016

Mbështetësit e ISIS-it kanë realizuar një video të re kërcënuese, ku paralajmërojnë sulme të reja në Londër, Berlin dhe Romë.

Videoja e titulluar “Luftoni ata, Allah i dënon ata me duart tuaja” u bën thirrje mbështetësve ekstremistë që të vrasin të pafetë kudo që ata gjenden. Teksa në video shfaqen pamjet nga sulmet në Paris dhe Bruksel, ata i konsiderojnë ato si një “mesazh paralajmërues” ndaj gjithë atyre që luftojnë ISIS-in.

“Nëse kjo ndodhi dje në Paris dhe sot në Bruksel, Allahu e di se ku do ndodhë nesër”,- shprehet një transmetues në gjuhën angleze. “Ndoshta do të jetë në Londër, Berlin apo Romë”.

Kjo video propagandë u publikua të hënën nga një grup i ashtuquajtur “Al Wa’ad Media Production”, aktivistët e të cilit mbështesin ISIS. Teksa pretendojnë përgjegjësinë për shpërthimet e shënuara në Bruksel, ku më shumë se 30 njerëz humbën jetën, militantët kërcënojnë me “ditë të errëta” në Europë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje