Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Detaje të reja rreth arsyeve të vetëvrasjes së 20-vjeçares nga Fieri

(Video) Detaje të reja rreth arsyeve të vetëvrasjes së 20-vjeçares nga Fieri
October 06
15:15 2016

Nga Anduena Llabani

Ana Dako, studentja e Fakultetit Ekonomik, u vetëflijua sepse ndihej e varfër. Në një letër që policia ka gjetur në dhomën e saj të konviktit ku jetonte e vetme, Ana ka dhënë arsyet që e çuan në aktin final.

Përpara se t’i jepte fund jetës, 20-vjeçarja nga Fieri, studente e viti të dytë, ka shkruar një letër ku ka lënë dhe amanetet për prindërit e saj.

Policia tha se përmbajtja e letrës është kjo:

“Jam lodhur nga jeta. Mos e kërkoni fajin askund… Amanet mamin dhe babin…”.

Ana Dako i dha fund jetës pasditen e së martës duke pirë një sasi të konsiderueshme fostoksine. Policia tha se si pasojë e sasisë së madhe, jeta e saj nuk mund të shpëtohej edhe nëse ndërhyrja e mjekëve do të ishte në kohën e duhur.

Drejtues të Komisariatit Nr. 1, të cilët morën të parët njoftimin dhe asistuan në vendin e ngjarjes, thanë se çështja do t’i referohet prokurorisë. Por në dosje nuk ka një pistë hetimi.

Shkaku është i qartë, vajza është vetëhelmuar dhe arsyet janë ato që lidhen me gjendjen e saj psikike dhe ekonomike. Mësohet se Ana, gjatë kohës që ndiqte studimet, punonte në dy punë njëherësh: si ndihmëskameriere dhe punonjëse në një Call Center.

Prej pak ditësh, Ana kishte aplikuar edhe për një punë të tretë, që e detyronte të hiqte dorë nga studimet dhe dy punët e tjera. Në letër Ana shprehet se ndihej e lodhur nga jeta, se kishte punuar shumë dhe asgjë nuk kishte marrë në këmbim. Vetëm pasi ka marrë vendimin ekstrem, ajo ka telefonuar prindërit, të cilët nuk kanë mundur ta shpëtojnë nga helmimi.

Komento
Shperndaje