Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Dashamir Tahiri ankimon në Gjykatën Administrative heqjen e mandatit

(VIDEO) Dashamir Tahiri ankimon në Gjykatën Administrative heqjen e mandatit
January 05
15:58 2017

Nga Anduena Llabani

Ashtu sikurse ish-deputeti Shkëlqim Selami, edhe Dashamir Tahiri i është drejtuar Gjykatës Administrative duke ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i ndërpret atij mandatin e deputetit.

Ankimimi është bërë nga avokati Fatmir Brraka. Ai pretendon se klienti i tij duhet të përfaqësohet në parlament deri sa gjykata të shprehet me vendim.

Argumentet janë ato që parashtruam në KQZ. Vendimi i KQZ-së, i paarsyetuar. KQZ duhej të përcaktonte edhe gjykatën kompetente. Kemi kërkuar pezullimin e vendimit të KQZ-së deri sa të merret vendimi”,- tha Fatmir Brraka.

KQZ i hoqi mandatin Tahirit, Shkëlqim Selamit dhe kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshit, në fund të muajit dhjetor. /Blitz.al/

 

Shperndaje