Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Dalin dëshmitë e vajzës që u mbajt peng nga Isis për një vit e gjysmë

(Video) Dalin dëshmitë e vajzës që u mbajt peng nga Isis për një vit e gjysmë
August 26
10:58 2016

“Emri im është Kayla Mueller. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj”.

Këto ishin fjalët e 25 vjeçares Kayla Mueller, e cila u mor peng nga militantët e shtetit Islamik. Ajo punonte për një organizatë joqeveritare në kohën që u rrëmbye nga ISIS. Kayla shfaqej e veshur me një shami të zezë në video dhe u mbajt peng për 1 vit e gjysmë. Më pas në shkurt u lajmërua për vdekjen e saj.

“Unë kam shumë kohë këtu dhe kam qenë shumë sëmur. Këtu është tmerr.”- ka thënë ajo në një video.

Videot i janë dërguar me email mikut të saj i cili më pas ja u ka treguar prindërve. Nëna e saj thotë se kishte parë sytë e saj të qartë dhe të qëndrueshëm. Kayla i  kishte thyer zemrën sepse ishte shumë e dobët, por përsëri ndihej forca brenda saj.

Familja Muellers ka kërkuar ndihmë në organizatat joqeveritare ku punonte vajza e tyre por ata i kanë thënë se lirimi i vajzës varej nga qeveria.

Familjarët kanë marrë një video me regjistrimet e vajzës përpara vdekjes të cilat do ti shfaqin edhe në televizion së shpejti./Blitz.al/

Komento
Shperndaje