Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Çfarë momenti emocionues! Futbollisti italian i kërkon dorën të dashurës së tij para fillimit të “derby”-t…

(Video) Çfarë momenti emocionues! Futbollisti italian i kërkon dorën të dashurës së tij para fillimit të “derby”-t…
April 24
14:48 2018

Reperi Fedez i ka kërkuar dorën Chiara Ferragnit gjatë një koncerti që po mbahej në Arenën e Veronas. Filippa Lagerback i tha po Daniela Bossarit në Tv Live. Tashmë, këto propozime janë kthyer në modë. Një ideje të tillë propozimi i është bashkuar edhe futbollisti Massimiliano Pesenti. Bomberi i Piacenza-s i ka kërkuar dorën të dashurës së tij Micol përpara derbit ndaj Pro Piacenza-s.

Ai ka vrapuar drejt të dashurës e cila ishte e ulur në tribunë. Pyetjen ja kanë bërë disa fëmijë që ishin në fushë të cilët në bluzat e tyre mbanin secili nga një shkronjë të fjalisë, ku shkruhej:

“Dëshiron të martohesh me mua Micol”?

Ai është ulur në gjunjë dhe Micol Limido ka vrapuar drejt tij, e ka përqafuar duke pranuar kështu propozimin nga i dashuri. Vajza me origjinë nga Varese e ka postuar edhe në Instagramin e saj këtë moment, ku ka marrë pëlqime dhe shumë komente. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje