Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Çështja e ekstradimit të Seitit, Alibeaj – ministres Gjonaj: ”Rrugë të mbarë për tek Burgu 313″

(Video) Çështja e ekstradimit të Seitit, Alibeaj – ministres Gjonaj: ”Rrugë të mbarë për tek Burgu 313″
February 08
12:49 2018

Sot senaca parlamentare ka nisur me debate gjatë interpelancës të  kërkuar nga Partia Demokratike me ministren e drejtësisë Etilda Gjonaj për çështjen e ekstradimit të Nezar Seitit.

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka njoftuar ministren e Drejtësisë se do të depozitojë sot kallëzim penal ndaj saj për shpërdorim detyre, pasi ka lejuar ekstradimin e Nezar Seitit në Itali, të financierit të grupit të Habilajve.

Ajo e ka konsideruar konsideroi thirrjen e saj në interpelancë si politike dhe se opozita po kërkonte me çdo kusht të minonte reformën në drejtësi. Ja debati midis tyre pas interpelancës:

Gjonaj: Orvajtjet tuaja të dëshpëruara tregojnë se po kapeni si i mbyturi pas fijes së barit dhe sa më shumë rriten tonet tuaja kundër ndërkombëtarëve, Prokurorisë, ministrisë, Edi Ramës dhe meje. Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë, aq më shumë shtohen sulmet tuaja. Z. Alibeaj, është e thjeshtë: reforma në drejtësi ka filluar zbatimin, ajo reformë që ju keni bërë manikacione soj soj për ta ndalur. Pushteti gjyqësor po rrëshket në duart e atyre që duhet ta kishin që në fillim, gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm. Ju mund të vazhdoni të hidhni baltë mbi mua, por nuk keni për të më ndalur as mua dhe as qeverinë!

Alibeaj: Meqë Reforma në Drejtësi ka nisur rrugën, rrugë e mbarë të qoftë tek 313-a! Sepse e ke ditur, e ke firmosur! Ja tek e ke, e ke nënshkruar dy herë .Faji është i këtij (i drejtohet kryeministrit Rama) që të ka marrë dorën ty dhe ke nënshkruar. Meqë reforma ka filluar rrugëtimin, dy gjëra duhet të bësh: Kërko avokat se sot do të depozitoj kallëzim penal për ministren Gjonaj për shpërdorim detyre. Tek 313-a!”

Shperndaje