Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Bodygardi i Lulzim Bashës godet qytetarin në Pogradec

(Video) Bodygardi i Lulzim Bashës godet qytetarin në Pogradec
February 13
20:42 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e djeshme zhvilloi një takim me qytetarët e Pogradecit të cilët i ftoi të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë.

Gjatë këtij takimi u vu re një incident i sikletshëm me protagonistë truprojat e Bashës, i cili ka kaluar pa u vënë re nga të pranishmit, mirëpo kamerat e televizioneve e kanë fiksuar atë.

Një qytetar u takua me Bashën dhe diçka i pëshpërit kreut demokrat e më pas i tërheq dorën në shenjë pakënqësie. Në momentin e ndarjes, kreu i PD dëgjohet t’i thotë atij fjalët “e vendos populli”. Menjëherë pas shtrëngimit të duarve më Bashën dhe ‘provokimit’ nga ana e qytetarit, ky i fundit është goditur nga truproja i kreut të PD-së./blitz.al

Video e siguruar nga Newsbomb.al

Komento
Shperndaje