Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) BBC publikon dokumentarin “Shqipëria, boom kanabisi”

(VIDEO) BBC publikon dokumentarin “Shqipëria, boom kanabisi”
December 01
09:30 2016

Pas lajmërimit disa ditë më parë, televizioni publik britanik BBC ka publikuar dokumentarin e realizuar për Shqipërinë dhe situatën problematike të kanabisit në vendin tonë.

Materiali filmik nis me një “kaba” të dhimbshme në sfond dhe pamje nga tokat me kanabis që BBC ka arritur të filmojë në Shqipëri nëpërmjet gazetarëve të infiltruar në terren.

“Shqipëria është prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë dhe ai quhet “ari i gjelbër” nga kultivuesit. Në një vend të varfër si Shqipëria, kjo është një industri miliarda eurosh. Shqipëria është kryeqyteti i drogës jashtë Europës”,- thotë gazetari në dokumentar.

Filmimet janë realizuar në një fshat të thellë të Tiranës, ku është intervistuar një i ri 20-vjeçar i cili përshkruan gjendjen ekonomike dhe mënyrën se si e kultivojnë dhe tregtojnë drogën.  /Blitz.al/

 

Në këtë link mund të ndiqni videon e plotë të dokumentarit:

http://www.bbc.co.uk/programmes/p04hlc82

Komento
Shperndaje