Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) Basha provokohet nga militanti: “Shiko ç’ka bërë Roshi”

(VIDEO) Basha provokohet nga militanti: “Shiko ç’ka bërë Roshi”
February 13
14:04 2017

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është provokuar në Kavajë nga një militant i PS-së që i ka përmendur, gjatë kohës kur fliste, arritjet e ish-kryebashkiakut Roshi.

“Koha e qytetarëve po vjen dhe nuk ka forcë ta ndalë”, – tha ai. Por një militant i kryebashkiakut Elvis Roshi, që ishte në takimin e Bashës, i është drejtuar kreut të opozitës: “Shiko ç’ka bërë Elvis Roshi dhe pas kësaj ai shtyhet nga njerëzit e pranishëm” (minuta 3:13)

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje për bashkimin e madh popullor të 18 shkurtit në Tiranë.

Basha theksoi se Kavaja është qyteti i parë që vrau frikën dhe u ngrit kundër regjimit komunist, qyteti i parë që luftoi për liri dhe nuk meriton të sundohet sot nga një i dënuar për përdhunim dhe trafik droge. /Blitz.al/  

 

 

Shperndaje