Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Arrestohet autori i vrasjes së parukieres në Lezhë

(Video) Arrestohet autori i vrasjes së parukieres në Lezhë
November 11
18:17 2016

Nga Anduena Llabani

Kapet dhe arrestohet në flagrancë brenda pak orëve autori i dyshuar i vrasjes së shtetases E.N. në Lezhë rreth orës 10:05.

Në bazë të informacioneve të siguruara dhe falë një pune të mirorganizuar operative dhe operacionale nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, u bë i mundur lokalizimi dhe ndjekja e vazhdueshme e autorit të dyshuar në fshatin Kallmet.

Autori i dyshuar në momentin që ka vënë re se po ndiqej nga policia ka braktisur automjetin duke tentuar të largohet me vrap në drejtim të një përroi, por është rrethuar dhe kapur në flagrancë nga efektivët e policisë.
Shtetasi Alfred (Bardhok) Nikolli, 31 vjeç, banues në Lezhë dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri shtetasen E.N. 28 vjeçe, banuese në Lezhë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Vrasje me paramendim” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” në ngarkim të shtetasit Alfred (Bardhok) Nikolli.

Gjithashtu, në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit V.N., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”, parashikuar nga Neni 302 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje