Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Ana tjetër e “Kupës së Botës”: Gazetaret po përjetojnë ngacmime të shumta seksuale dhe kanë vendosur të reagojnë kështu!

(Video) Ana tjetër e “Kupës së Botës”: Gazetaret po përjetojnë ngacmime të shumta seksuale dhe kanë vendosur të reagojnë kështu!
July 10
11:47 2018

Kjo Kupë e Botës mund të duket si event i njerëzve të mirë që shijojnë futbollin dhe unitetit global, por për shumë gazetarë sportivë që punojnë në Rusi, është “një thikë me dy tehe”.

Deri më tani ka pasur të paktën katër incidente të regjistruara të tifozëve, duke puthur apo duke u përpjekur të puthin gazetaret femra. Në një rast, një burrë bërtiti një fyerje në rusisht për gazetaren Ahtziri Cardenas, ndërsa ajo ishte duke filmuar një video  për emisionin e saj. Personi që e shau nuk e la me aq dhe u kthye disa çaste më vonë, duke u përpjekur ta prekte në pjesë intime.

Një tjetër incident i postuar në internet tregoi si një burrë u përpoq të puthë gazetaren braziliane Julia Guimaraes ndërsa ajo po përgatitej të shkonte drejt SporTV, duke i prekur vithet.

“Kjo nuk është e sjellshme,” – i tha ajo. “Kjo nuk është e drejtë. Asnjëherë mos e bëni këtë. Asnjëherë mos e bëni këtë me një grua, në rregull?”

#MeToo mund të ketë ndihmuar gratë në shumë industri të hapen për sulme seksuale, por gazetaret e sportit po përdorin hashtagun e tyre, #DeixaElaTrabalhar – LetHerWork (lëre atë të punojë), për të nxjerrë në pah vështirësitë e punës në një industri të dominuar nga kolegë meshkuj dhe tifozë të cilët në përgjithësi duan veçse t’i komplimentojnë për pamjen dhe nuk ua marrin shumë mendimin lidhur me sportin. E gjitha filloi me disa gazetarë që ndanin përvojat e tyre në një grup WhatsApp; ai grup u rrit, kështu që menduan se ato duhet të hynin në publik me tregimet e tyre. Tani po punojnë me policinë dhe prokurorët për të siguruar që ligjet kundër shpifjes dhe fyerjes publike të zbatohen në stadiume anembanë vendit.

In this July 9, 2018 video frame, BrazilIan sports journalists are seen during a video against the sexism and harassment they face while doing their jobs, in Rio de Janeiro, Brazil. They have launched a campaign to draw attention to and create pressure to end the sexism and harassment they face while doing their jobs, often from fans while they are on the air. (AP Photo)

Disa gazetarë kanë dëgjuar tifozë duke u thirrur ‘prostituta’ dhe askush s’është dënuar nga ata. Kur ka sharje racore, megjithatë, incidentet merren më seriozisht. “Me racizmin, kjo tashmë është folur shumë. Me gratë, jo”- thotë Gabriela Moreira, e cila punon për ESPN. Një tjetër gazetare, Aline Nastari, shfaqet në një video të kohëve të fundit dhe thotë se ajo kujton të qarëm pas një incidenti të ngacmimit dhe thotë se e mbajti atë një sekret sepse u ndje e turpëruar.

Aline thotë: “Që nga momenti që ta bëni shqetësimin publik dhe mendoni se jeni në të bashkë, ka shumë njerëz që përjetojnë të njëjtën gjë, do të ndiheni të përkrahura për të luftuar për diçka që ka vlerë për ju e të tjerët. ‘DeixaElaTrabalhar simbolizon pikërisht këtë. Është momenti kur ne jemi të gjithë së bashku, ne jemi të gjitha të bashkuara e më të forta se asnjëherë!”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje