Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Aksident në Unazën e Elbasanit, një fëmijë në gjendje të rëndë

(Video) Aksident në Unazën e Elbasanit, një fëmijë në gjendje të rëndë
June 07
15:53 2016

Vetëm pak më parë, ka ndodhur një aksident i rëndë në Kryqëzimin e Kastrës, në unazën e Elbasanit. Një makinë e tipit BMW me targa AA 444 MJ ka tentuar të devijojë përplasjen me një autobus të linjës urbane dhe pasi nuk ka mundur të manovrojë  është përplasur me  anësoret e rrugës.

Nga përplasja e mjetit  është aksidentuar një fëmijë dhe një i rritur, kalimtarë në këtë rrugë. Ambulanca nuk ka arritur të shkojë në kohë dhe të aksidentuarit janë dërguar menjëherë në spital me mjete të rastit. Për momentin, të aksidentuarit ndodhen në gjendje të rëndë.

Shperndaje