Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Aksident në Fier/ Përplasen katër makina, një i plagosur

(Video) Aksident në Fier/ Përplasen katër makina, një i plagosur
September 13
10:50 2019

Një aksident masiv ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fierit.

Sipas “BalkanWeb” ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ku janë përplasur katër makina me njëra-tjetrën, por nga aksidenti e ka pësuar një qytetar që lëvizte me biçikletë, i cili është plagosur dhe është transportuar në spital.

Një makine tip “Benz” me targa AA821 NI i ka prerë rrugën një makine tjetër po tip “Benz” me targa AA710GC. Ky i fundit ka devijuar duke kaluar nga krahu i tjetër i rrugës dhe ka përplasur një qytetar, i cili ishte duke kaluar me biçikletë.

Policia ka kryer veprimet procedurale në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Përplasja e makinave ka shkaktuar trafik dhe lëvizje të ngarkuar në qytet.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje