Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) Agjenti i FBI-së kërcen në klub, por i bie pistoleta dhe qëllon një klient…

(Video) Agjenti i FBI-së kërcen në klub, por i bie pistoleta dhe qëllon një klient…
June 04
12:30 2018

Një ngjarje sa qesharake aq edhe e rëndë ka ndodhur në Denver te Kolorados, ku një angjent i FBI-së është përfshirë në një incident. Ai ka shkuar në një klub dhe teksa kërcente vendosi të bëjë një “saltro”. Në atë moment pistoleta e tij ka rënë në tokë dhe kur e ka marrë e ka shkrepur padashje duke plagosur në këmbë një klient në lokal. Një vajzë e cila po filmonte kërcimin e agjentit ka sjellë të gjithë skenën.

Falë këtij regjistrimi policia arriti të rindërtontë ngjarjen dhe agjenti u dërgua në rajonin e policisë, ku më pas është liruar pasi ka qëndruar disa ditë në paraburgim. Në një deklaratë, policia e Denverit tha se agjenti i FBI-së ishte jashtë shërbimit. Gjithashtu dëshmitarët janë shprehur se kjo mund të përfundonte edhe në një tragjedi. E habitshme ishte se në momentin që ndodhi ngjarja, agjenti ka marrë pistoletën dhe është larguar për t’u siguruar nëse miqtë e tij janë mirë, duke harruar kështu të plagosurin. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje