Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Video) 4-vjeçari bie në moçalin ku ndodhet gorilla. Ai përpiqet ta shpëtojë, mirëmbajtësit e vrasin

(Video) 4-vjeçari bie në moçalin ku ndodhet gorilla. Ai përpiqet ta shpëtojë, mirëmbajtësit e vrasin
May 30
14:05 2016

Një udhëtim në kopshtin zoologjik është kthyer në një makth këtë të shtunë. Një video që po qarkullon në internet ka zemëruar gjithë botën.
Kopshti zoologjik “Cincinnati” ka qenë i mbushur plot me vizitorë këtë fundjavë, ku shumë prej tyre janë shokuar nga një ngjarje tronditëse që i ka ndodhur një fëmije 4-vjeçar, i cili ka kaluar përmes kangjellave që ndanin turistët nga ambienti ku rrinte një gorillë dhe ka rënë në një moçal.
Kim O’Coonor ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe e ka filmuar momentin kur një Harambe 17-vjeçar ka mbërthyer djaloshin e vogël. WLWT ka fshirë shumicën e përmbajtjes së videos ku dukej qartë që gorilla e gjinisë mashkull po tërhiqte djalin në ujë. Dukej se Harambe po përpiqej ta ndihmonte 4-vjeçarin. Kjo ka ndodhur për rreth 10 minuta deri në momentin që mirëmbajtësit e kopshtit zoologjik qëlluan për vdekje gorillën dhe shpëtuan djalin. Dr. Sharon Redrobe, shefi ekzekutiv i kopshtit zoologjik “Twycross” në Leicestershire, rrëfeu se ndoshta ky ishte një vendim i marrë shumë shpejt, por mirëmbajtësit bënë gjënë e duhur. “Ata kishin një situatë jetë a vdekjeje dhe e njihnin sjelljen e kafshës më mirë se të tjerët”,- tha ai.
Ndërkohë, në rrjete sociale ky rast komentohet në variante të ndryshme pasi disa mendojnë se zgjidhja më e mirë do të ishte qetësimi i kafshës dhe shpëtimi i fëmijës pa e pasur të nevojshme të vrisnin gorillën. Me qindra vetë janë revoltuar në Facebook dhe Twitter, duke fajësuar prindërit e fëmijës së vogël si të pakujdesshëm, që kanë humbur nga sytë djalin e tyre. Në Facebook u krijua një grup nën emrin “Justice for Harambe”, që ka grumbulluar më shumë se 100 pëlqime në më pak se dy orë. Faqja kishte si synim kryesor ndërgjegjësimin ndaj vrasjes së Harambe në datën 28 të këtij muaji. “Pra, kafshët duhet të vriten dhe të paguajnë pakujdesin e marrëzinë e plotë të këtyre njerëzve të papërgjegjshëm?”- kanë qenë disa nga komentet në rrjetet sociale.

 

Etiketimet
Shperndaje