Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) 13 operacione të koduara policore, 50 të arrestuar

March 29
14:43 2016


Trembëdhjetë operacione policore të koduara janë finalizuar me sukses brenda një jave. Në kuadër të luftës kundër trafikimit të lëndëve narkotike, të lëndëve eksplozive, armëve të zjarrit e municioneve, armëmbajtjes pa leje, prostitucionit, janë zhvilluar operacione në të gjithë vendin për persona në kërkim apo me precedentw penalë, për armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje narkotikësh, lëndë eksplozive dhe municion.

Si rezultat i punës së kryer nga strukturat e drejtorive vendore të policisë në qarqe,  ku janë përfshirë Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve, Sektori i Krimeve të Rënda, Forcat e Lëvizshme Operacionale, Forcat e Posaçme Operacionale, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme, janë finalizuar me sukses operacionet: “Spring 2016”, “Struga”, “Body”, “Amplifikatorët”, “Greps”, “Befasia”, “Mustang”, “Velçani”, “Agimi”, “Farka 2016”, “ Shpiragu”, “Prita”, “Porosia”.

Gjatë këtyre operacioneve janë vënë në pranga 50 persona të akuzuar për veprat penale: ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” , “Prostitucion”, “ Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “ Vjedhje në bashkëpunim”, si dhe janë sekuestruar: 6 mina me telekomandë,1 snajper, 8 armë zjarri, 3 krehëra, 4607 fishekë, 3 kg lëndë të dyshuara si tritol, rreth 64 kg lëndë narkotike dhe 100 kapsolla detonator. Veç tyre, janë sekuestruar edhe automjete, telefona celularë dhe peshore elektronike.