Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(VIDEO) 10 gjëra që pëlqejnë punonjësit e Ambasadës Amerikane në Shqipëri

(VIDEO) 10 gjëra që pëlqejnë punonjësit e Ambasadës Amerikane në Shqipëri
December 17
15:58 2016

Punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë publikuar një video si mesazh falënderimi për shqiptarët në prag të festave të fundvitit.

“Ne e vlerësojmë shumë miqësinë tuaj, bashkëpunimin tuaj dhe marrëdhëniet e ngushta mes 2 vendeve. Sot jemi shumë të lumtur që jemi bërë më shumë se 200.000 ndjekës në faqen tonë të Facebook-ut dhe që ju ndani problemet tuaja me ne. Faleminderit për komentet tuaja, idetë, pëlqimet dhe shpërndarjet, kritikat dhe përkushtimin!”- thuhet në mesazhin e falënderimit.

Gjithashtu, stafi i ambasadës ka renditur 10 elemente karakteristike të shqiptarëve dhe Shqipërisë, që ata i pëlqejnë në vendin tonë.

“Ishte e vështirë të mendonim vetëm 10, por i kemi zgjedhur me kujdes, humor dhe mirënjohje”,- thuhet në mesazhin e publikuar.

Ja cilat janë ato.

 

1-Na pëlqeu suksesi i Kombëtares së Futbollit në Kampionatin Europian dhe tifozët kuq e zi.

2-Më pëlqen të mendoj nëse tundja e kokës majtas-djathtas do të thotë po apo jo.

3-Raki rrushi, raki mani, raki luleshtrydhe, raki molle, raki mare.

4-Të ngjitem në shtigjet e mrekullueshme malore dhe të notoj në lumenjtë e rrëmbyeshëm të kanioneve.

5-Perimet dhe frutat e freskëta.

6-Më pëlqen të paguaj me lekë të vjetra. Apo të reja?

7-Nëse mbijeton në trafikun tonë, je gati të konkurrosh në Formula 1 dhe të mundësh Lewis Hamilton.

8-Mikpritja e mrekullueshme shqiptare.

9-Dy volume: Lart dhe shumë lart.

10-Mjafton të dini vetëm një fjalë shqip: Mirë! Mirë? Mirë!  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje