Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vialli dhe sëmundja: “Kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve dhe para se ti shoqëroj vajzat në altar”

Vialli dhe sëmundja: “Kam dy objektiva, të mos vdes para prindërve dhe para se ti shoqëroj vajzat në altar”
December 03
23:39 2018

Gianluca Vialli kthehet për të folur për sëmundjen e tij. I ftuari i Fabio Fazos në ‘Che Tempo che fa në  Rai1’, ish sulmuesi tregoi betejën e tij më të vështirë, atë me kancerin:

“Më duket e vështirë të them, por mendoj se kjo përvojë mua ,më bëri një person më të mirë. Kjo ju ndihmon të shihni gjërat në një perspektivë tjetër, nga vlera më e madhe tek gjërat më të vogla , tek familja, ju duhet të kujdeseni për veten. Është diçka që nëse do të shfrytëzohet për t’u bërë njerëz më të mire ka rezultatet e veta .

Kjo edhe me mua dhe unë u përballa me atë si kur isha futbollist. I dhashë menjëherë qëllimet afatgjata: të mos vdisja  para prindërve të mi dhe të shoqëroja vajzat e mia në altar kur të martohen. Dhe pastaj qëllimet afatshkurtra: operacioni, chemo, radio, dhe të shkoj përsëri me pushime  në Sardenjë me një shfaqje fizike “.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje