Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëvrasja në Rinas, të afërmit “rrëzojnë” policinë: Nuk ka pasur probleme psikike

Vetëvrasja në Rinas, të afërmit “rrëzojnë” policinë: Nuk ka pasur probleme psikike
September 02
10:00 2016

Zbulohen të dhëna të reja për sa i përket të riut Juglend Kapllanaj, i cili humbi jetën nga plagët ditën e djeshme, pasi u hodh nga një lartësi e konsiderueshme në aeroportin e Rinasit.

Nga dëshmitë e para u tha se 23-vjeçari ka pasur problem psikike, që e kanë shtyrë të kryejë një veprim vetëvrasës.

Ditën e sotme, familjarët e Kapllanajt kanë folur për “News 24”, duke kundërshtuar deklaratat e policisë.

Sipas tyre, i riu, i cili ishte i fejuar dhe jetonte me qira me prindërit e tij, nuk ka pasur kurrë probleme psikike.

Sipas të afërmve, me këtë deklaratë policia tenton të fshehë paaftësinë e saj. /Blitz.al/

Shperndaje