Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vettingu, opozita depoziton amendamentet. Lu në selinë e PD-së

Vettingu, opozita depoziton amendamentet. Lu në selinë e PD-së
August 29
11:38 2016

Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend amendamentet për secilin prej 66 neneve të draftit për reformën në drejtësi, i cili vendos normat se si do të kontrollohen gjyqtarët dhe prokurorët.

Në amendamentet e paraqitura, opozita sqaron se ato synonin garantimin e: (i) përputhshmërisë së plotë të projektligjit me Kushtetutën, opinionet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare; (ii) llogaridhënien, pavarësinë, eficencën, shpejtësinë dhe saktësinë në ushtrimin e funksionit nga organet e rivlerësimit; (iii) respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut; (iv) përmbushjen e urdhërimeve të kushtetutë/bërësit, që ka ngarkuar ligjvënësin me rregullimin e plotë, të detajuar dhe të saktë të të gjithë procedurës së rivlerësimit; (v) transparencën e procedurës së përzgjedhjes së funksionarëve të organeve të rivlerësimit; (vi) plotësimin e përmbajtjes së projektligjit, si dhe përmirësimin dhe qartësinë e tij, në funksion të garantimit të parimit të sigurisë juridike dhe standardeve të shtetit të së drejtës’.

PD shprehet se versioni i projektligjit të miratuar nga mazhoranca parlamentare më 23 gusht paraqet probleme të thella të përputhshmërisë me Kushtetutën.

Në prag të seancës së jashtëzakonshme që do të zhvillohet ditën e nesërme në Kuvend, ambasadori amerikan Donald Lu ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike rreth orës 11:00 të ditës së sotme. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje