Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vettingu, çfarë po ndodh në Gjykatën e Lartë? Gjyqtarët nuk justifikojnë dot pasuritë

Vettingu, çfarë po ndodh në Gjykatën e Lartë? Gjyqtarët nuk justifikojnë dot pasuritë
October 17
20:39 2016

Nga Anduena Llabani

Lajmi se 800 gjyqtarë dhe prokurorë në shkallë vendi do të deklarojnë çdo qindarkë të vënë në vite, gjatë gjithë karrierës së tyre, s’ka qenë aq i “sikletshëm” sa ai për mënyrën se si do të justifikohen këto pasuri.

Fakti se çdo pasuri duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin e duhur ligjor ka bërë që një pjesë e mirë e gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë t`i drejtohen shumë institucioneve në kërkim të certifikatave dhe dokumenteve që të provojnë ligjshmërinë e pronave.

Që prej datës 10/10/2010, datë kur Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive lançoi formularin për mënyrën e deklarimit të pasurive, një pjesë e mirë e togave të zezave kanë hyrë në hall. Shumë dokumente me të cilat janë blerë dhe shitur prona të luajtshme dhe të paluajtshme nuk figurojnë. Përdorimi i një dokumenti të vetëm, siç është karta e identitetit (e përcaktuar si një dokument me të cilin mund të blije dhe të shisje) nuk është i mjaftueshëm për inspektoratin, ndaj problemet për deklarimet e pasurive duket se do të jenë më të mëdha sesa janë parashikuar.

Ligji i deklarimit të pasurive në zbatim të Vettingut pritet të çedojë.

Një pjesë e mirë e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nuk i justifikojnë dot pasuritë e tyre të vëna që prej fillimit të karrierës, duke lënë shumë pikëpyetje për zbatimin e Vettingut. /Blitz.al/

Shperndaje