Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëvritet një prej sulmuesve në Mynih, flitet për një të arrestuar

Vetëvritet një prej sulmuesve në Mynih, flitet për një të arrestuar
July 22
22:21 2016

Mediat gjermane raportojnë se një prej sulmuesve në Mynih është vetëvrarë, ndërsa një tjetër është vënë në pranga. Megjithatë këto të dhëna mbeten ende të pakonfirmuara.

Lajmi për sulmin në qendrën tregtare në qytetin gjerman ka shkaktuar një sërë reagimesh. Politikanë të ndryshëm në vend kanë shprehur ngushëllimet e tyre për viktimat.

Nga të dhënat e dëshmitarëve okularë, është hedhur poshtë hipoteza e një sulmi terrorist. Sipas tyre, tre personat e armatosur janë neonazistë gjermanë. “Jam gjerman” dhe “të huajt janë të fëlliqur”, mësohet të ketë thënë një prej sulmuesve, raporton Blitz.al.

Komento
Etiketimet
Shperndaje