Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vetëvritet 25-vjeçari, punonjës i “Apple”

Vetëvritet 25-vjeçari, punonjës i “Apple”
April 29
16:22 2016

Një punonjës i kompanisë Apple në Kaliforni, ka kryer vetëvrasje. 25 vjeçari është gjendur i pajetë në selinë në Kupertino, Kaliforni, të kompanisë telefonike.  Sipas zyrës së shërbimit mjeko-ligjor, Edward Thomas Makogouiak ka ndërruar jetë si pasojë e vetëvrasjes me një plumb në kokë. Ai ka punuar për “Apple” për një kohe të gjatë në pozicionin e inxhinierit teknolog.

Në një deklaratë të dhënë të mërkurën për mediat, “Apple” komunikoi : “Sapo kemi humbur kolegun tonë të ri dhe të talentuar. Ne dhe shumë kolegë që punonin me të në “Apple”, i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe miqve të tij. Mendimet tona janë me ta”.

Motivet që e çuan inxhinierin drejt vetëvrasjes mbeten ende të panjohura.

Komento
Etiketimet
Shperndaje